Rendi i lundrimit
Koha e nisjes dhe mbërrijtjes i përket kohës lokale. Ajo mund të ndryshohet në çdo kohë pa lajmërim paraprak. Pronari i anijes nuk përgjigjet për rastet e fuqis madhore dhe mungesave teknike si dhe për rastet tjera që nuk i nënshtrohen përgjegjësis të pronarit të anijes.
Bileta e anijes për udhtim „Open-date“
Bileta e anijes për udhëtim „Open-date“ gjegjësisht bileta pa rezervim definitiv vlen 12 muaj prej ditës se lëshimit (blerjes). Pa rezervim me kohë nuk mund të jepet garancioni për vendet e udhtarëve dhe automjeteve. Rezervimi posaçërisht rekomandohet për muajt korrig, gusht dhe shtatot. Nëse pronari i anijes në ndërkohë i rrit çmimet, udhëtari duhet të pagauaj ndryshimin.
Humbja e biletës
Humbja e biletës duhet urgjentisht të lajmrohet në agjensionin e blerjes të biletës apo në agjensionin e portit ku udhëtari duhet të hip në anije. Kthimi i biletes bëhet pas 180 ditësh nga data e blerjes nëse vërtetohet se bileta nuk është e shfrytëzuar.
Bagazhi
Bagazhi mund të lehen në lehen në automjet. Udhëtarët luten që në kabina të marrin vetëm teshat e domosdoshme. Pronari i anijes nuk merr mbi veti përgjegjësin për parat dhe sendet me vlerë të cilat gjindën në bagazhi. Sendet e tilla me vlerë mund të deponohen më vërtetim në zyren e komesarit. Gjatë kohës së udhëtimit nuk është e lejuar hyrja në vendin ku gjëndën automjetet.
Hipja në anije
Udhtarët me rezervim apo bileta udhëtuese nuk guxojn të nisen drjejtpërdrejt në anije, por duhet të paraqiten në agjensionin e portit më së paku dy orë para lundrimit të anijes, për të vertetuar udhëtimin dhe kryejren e formaliteteve tjera. Udhëtarët që nuk i kan plotsuar kushtet e lartpërmendura humbin të drejtën e udhtimit të rezervuar, të drejten e shfrytzimit të kabinës apo transportit të automjetit.
Vendosjae kafshëve shtëpiake në anije
Qent në anije vendosen në hapsira të caktuara (bokse). Mocat dhe kafshët tjera shtëpiake duhet të vendosen në kafaza ose shporta të cilat udhëtari duhet ti merrë me veti. Nuk është e lejuar futja e kafshëve në kabina apo në vende për qëndrim.
Çmimet
Çmimet janë të shprehura në EURO për undhëtar dhe automjete në përcjllje të udhëtarit. Taksat e portit nuk janë të përfshira në çmimin e biletës dhe udhëtarët duhet ti paguajn posaçëm. Çmimet përfshijn transportin detar dhe shërbimin anije. Në çmim nuk përfshihet ushqimi, pijet, sigurimi i udhëtarëve, bagazhit dhe automobilave. Çmimet e udhëtimit janë të verifikaura me tarifë zyrtare dhe nënshtrohen ndryshimeve. Ndërmarrja ka të drejtë që pa paralajmrime të paparashikuara të ndrroj çmimet për shkaqe të rëndësishme dhe të paparashikuara. Bileta e udhëtimit me anije nuk mundet të kalojë në emër të personit tjetër.
Femijet
Për fëmijët – më të rinjë se 4 vjet bileta është GRATIS. Por nuk kanë të drejt në shtrat apo avio ulëse. Çdo femijë që vjenë pas nga e njëta familije fiton të drejt zbritje prej 50%. Fëmijët prej 4-12 vjeçar, paguajn 50% të çmimit.
*Personi tjetër paguan vet biletën për taracën e anijes.
Special conditions for groups
Montenegro Lines will give You the necessary information on special conditions/discounts for groups.
Kushtet e Veçanta
Montenegro Lines do t’ju ofroj informata për kushte speciale dhe zbritje çmimi për grupe.
HEQJA DORE NGA UDHETIMI DHE KTHIMI I PARAVE
Heqja dore dhe kthimi i te hollave i nenshtrohet ketyre kushteve:
A-Prej 15 ditesh deri 48 ore para nisjes, zbatohet heqja prej 30%.
B-Prej 48 ore deri 24 ore para nisjes, zbatohet heqja prej 50%.
C-Me pake se 24 ore para nisjes zbatohet heqja prej 100%.
Heqja dore nga udhetimi duhet te paraqitet dhe vertetohet ne agjensin e portit ngarkues apo ne agjensin e cila e ka leshuar bileten.
